Milani ka fituar me lehtësi ndaj Hellas Veronas me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.
Skuadra e Gennaro Gattusos ka arritur t’i kthehet rezultateve pozitive duke marr edhe fitoren e dytë radhazi dhe ngjitur në pozitat që e dërgojnë në Evropë.
Pjesa e parë e takimit u dominua nga Rossonerët, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola për të treguar që duan vetëm fitore nga ky takim.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 11 minutave lojë, ku Hakan Calhanouglu shënoi për 1-0 pas asistimit nga ana e Susos.
Në minutën e 32-të erdhi edhe goli i epërsisë 2-0, ku Patrick Cutrone shënoi me kthim pas një topi të asistuar nga Giacomo Bonaventura.
Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje paksa më e barabartë, por përsëri Milani shënoi më dy gola, kundrejt një të mysafirët.
Luhej minuta e 49-të kur listës së realizuesve iu shtua edhe Ignazio Abate, i cili shënoi një gol të bukur për 3-0 pas asistimit të Susos.
Verona arriti të kthehet në lojë me anë të Seung-Woo Lee (85′), i cili shënoi për 1-3, por ishte Fabio Borini (89′) që shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1.
Pas kësaj fitore, Milani ngjitet në pozitën e gjashtë me 60 pikë, ndërsa Verona bie nga kategoria pasi gjendet në vendin e 19-të me vetëm 25 pikë. /Telegrafi/
#Calhanoglu is at the centre of it again! Fierce strike, deflected into goal by #Verona. 1-0 | 14' #MilanVeronapic.twitter.com/2qaEqcvMFV
— Kush (@footballkush) May 5, 2018
GOAL Cutrone!!! Milan 2-0 Hellas Verona pic.twitter.com/nELEWFBdM0
— Serie A Videos (@SerieAVideos) May 5, 2018
Abate's goal pic.twitter.com/8nBHosnZ0v
— ⭐️⭐️👍🏼 (@semo33) May 5, 2018
Borini's goal pic.twitter.com/Fd5X9JrXEf
— ⭐️⭐️👍🏼 (@semo33) May 5, 2018