Milani ka fituar me rikthim 3-2 ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat zhvilluan futboll të hapur dhe për këtë u shënuan edhe katër gola.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, ku në minutën e 17-të ishte Patrick Cutrone, i cili shënoi me kokë për epërsinë 1-0 pas asistimit të Susos.
Megjithatë, Sampdoria arriti të kthehet në lojë pas vetëm katër minutave lojë me anë të Ricardo Saponaras që shënoi një gol të bukur për barazimin 1-1.
Sampdoria shpejt arriti të gjej edhe golin e dytë, atë të epërsinë me anë të Rabio Quagliarellas (31′) që shënoi papritur për 2-1.
Këto dy gola të shpejt e tundën Milanin që filluan sulmet dhe gjetën golin e barazimit 2-2 me Gonzalo Higuain dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.
Pjesa e dytë e ndeshjes i takoi për një nuancë vendasve, të cilët e donim më shumë fitoren dhe e gjetën atë.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 66-të të ndeshjes dhe ishte spanjolli Suso që shënoi një supergol për 3-2 duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Milani renditet në pozitën e shtatë me 15 pikë, po aq sa ka Sampdoria në vendin e gjashtë.
Në ndeshjen e radhës, Rossonerët luajnë ndeshjen e mbetur në shtëpi ndaj Genoas, ndërsa Sampdoria e pret Torinon. /Telegrafi/
https://twitter.com/Soccer70960452/status/1056597105043795968
https://twitter.com/UnaVitaDaFish/status/1056599723090591745
https://twitter.com/JonyGunman/status/1056602079467368450
WATCH: Higuain and Cutrone combines to make it 2-2! pic.twitter.com/6urJvKu09R
— SempreMilan (@SempreMilanCom) October 28, 2018
Suso's goal pic.twitter.com/qoVqyETG1r
— ⭐️⭐️👍🏼 (@semo33) October 28, 2018