Milani ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Genoa me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 41-të dhe ishte Lasse Schone që shënoi për 1-0 një gol të bukur nga goditja e dënimit, kjo edhe falë një gafe të portierit Pepe Reina.
Në pjesën e dytë, Milani hyri më furishëm duke arritur të kthehet në lojë pas vetëm shtatë minutave me anë të Theo Hernandez, i cili shënoi për 1-1.
Në minutën e 57-të, Davide Biraschi u ndëshkua me të kuq pas një prekje të topit me dorë, ndërsa mysafirët gjetën golin e dytë me anë të Franck Kessie që shënoi nga pika e bardhë për 2-1.
Vazhdimi i ndeshjes ishte shumë interesant nga të dyja klubet, të cilat rrezikonin, por asnjëra nuk gjeti golin.
Rastin më të mirë e patën vendasët, por Reina arriti të pres një penallti të Schones në minutat shtesë dhe Milani fitoi me rezultat 2-1.
⏱ 90’ + 3'
SAVEEE!!! @PReina25 / Reina nega il gol a Schöne#GenoaMilan 1-2 #SempreMilan— AC Milan (@acmilan) October 5, 2019
Pas kësaj fitore, Rossonerët renditen në pozitën e 11-te me nëntë pikë, ndërsa Genoa në vendin e 19-të me katër pikë.
Në ndeshjen e radhës, Milani luan në shtëpi ndaj Lecces, ndërsa Genoa udhëton te Parma. /Telegrafi/
https://twitter.com/PsychoLoco4L/status/1180572734742519808
https://twitter.com/semo33x/status/1180574487919693825
https://twitter.com/amicus_arcane/status/1180578881788497921
https://twitter.com/D9INExFootball/status/1180584569285701632