Telegrafi

Milani fiton në udhëtim te Sparta Pragë dhe kalon si lider nga Grupi H

Milani ka marrë një fitore të lehtë në udhëtim te Sparta e Pragës 0-1.

Rossonerët luajtën me shumë lojtarë të rinj në këtë sfidë, por i ka mjaftuar një gol nga Jens Hauge për të marrë tri pikët.

Talenti norvegjez realizoi një gol të bukur në minutën e 23-të, për t’i dhënë tri pikët kuqezinjve.

Të dyja skuadrat kishin disa raste të mira në vazhdim të ndeshjes, por që gola më nuk pati dhe në fund Milani fitoi me rezultat 0-1.

Falë kësaj fitore Rossonerët kanë marrë vendin e parë në Grupin H, pasi Lille u mposht në udhëtim te Celtic 3-2.

Kësisoj Milani kalon nga Grupi H si lider me 13 pikë të tubuara pas gjashtë ndeshjeve, me katër fitore, një barazim e një humbje.

Nga vendi i dytë kalon tutje në rrethin e eliminimit direkt edhe skuadra franceze Lille me dy pikë më pak. /Telegrafi/