Milani ka fituar në udhëtim te skuadra rumune Universitate Craiova me rezultat minimal 1-0 dhe është afër kualifikimit në grupet e Ligës së Evropës.
Skuadra e Vincenzo Montallas i ka nisur mirë edhe ndeshjet me karakter evropiane, pasi kanë fituar në takimit para-kualifikues për grupet e Ligës së Evropës.
Pjesa e parë e takimit ishte pak a shumë e barabartë me të dy skuadrat që provuan të gjejnë golin e epërsisë, por atë e gjetën vetëm Rossonerëve.
Ishte mbrojtësi zviceran i ardhur nga Wolfsburgu, Ricardo Rodriguez, i cili shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 44 për 1-0.
Ndërsa, rast që vlen të theksohet pati edhe sulmuesi ri italian, Patrick Cutrone, i cili në minutën e 27 goditi shtyllën pingule.
Në pjesën e dytë, Milani bëri disa zëvendësime dhe ruajti me sukses rezultatin pozitiv të pjesës së parë dhe në fund arriti të marr një fitore të madhe në udhëtim, e cila e ofron edhe më shumë me grupet e Ligës së Evropës.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në San Siro. /Telegrafi/