Milani ka fituar 2-0 në San Siro ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në Serie A.
Rossonerët e filluan takimin me shumë vetëbesim, duke krijuar shanse të mira shënimi.
Por, goli i parë erdhi në minutën e 45-të, kur Ante Rebic asistoi për Rafael Leao për të shënuar për 1-0.
Sweet Goal Rafael Leao #MilanLazio #ForzaMilan
— Jae (@Real_jaeflex) September 12, 2021
Milani kishte mundësinë që të realizonte edhe të dytin, mirëpo Franck Kessie (45+6) dështoi nga pika e bardhë.
Në 45 minutat e dytë, ishte momenti i rikthimit të Zlatan Ibrahimovicit, që mungoi për disa muaj shkaku i lëndimit.
https://twitter.com/br_goal/status/1437107425237209088
Suedezit i mjaftuan vetëm shtatë minuta që të futej në listën e realizatorëve, me Rebicin që regjistroi edhe asistimin e dytë.
Milani është aktualisht lider më nëntë pikë, ndërsa Lazio është në të gjashtin me gjashtë sosh. /Telegrafi/