Site icon Telegrafi

Milani fiton në fund ndaj Spezias me golin e Olivier Giroud

Milani  ka fituar ndaj Spezias me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 13-të të Serie A.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në sulm, duke krijuar disa raste me Fikayo Tomorin, Rade Krunic dhe Junior Messias, por nuk arritën të shënonin.

Goli erdhi në minutën e 21-të, kur Theo Hernandez shënoi pas asistimit të Ismael Bennacer për 1-0.

Pjesa e parë dhe pse kishte shumë raste të tjera, gola më nuk solli.

Spezia arriti të barazojë rezultati në pjesën e dytë me Daniel Maldinin që gjuajti bukur për 1-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim Sandro Tonali harkoi bukur në zonë, ku gjeti Olivier Girudin, i cili shënoi për 2-1.

Pas festës ai hoqi fanellën dhe pasi kishte një karton të verdhë, mori të kuqin.

Milani tani është i dyti me 29 pikë, gjashtë më pak se Napoli që është lider./Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version