Milani ka shënuar fitore ndaj Crvena Zvezdas me rezultat 2-1 në kuadër të fazës së ligës në Ligën së Kampionëve.
Rafael Leao ishte i pari që rrezikoi, por që portieri bëri pritje të madhe.
Për tu zhbllokuar ndeshja, u përkujdes pikërisht portugezi, i cili shënoi në minutën e 42-të për 1-0.
Milani kishte edhe raste të tjera në minutat e mbetura, por që nuk ia arriti të shtojë epërsinë.
Kuqezinjtë rrezikuan edhe në pjesën e dytë, por ishte Crvena Zvezda që arriti të shënojë për 1-1 me Nemanja Radonjic.
Krejt në fund, Tammy Abraham arriti të shënojë për t’ia siguruar fitoren Milanit, që e kthen në lojë për pozitat e larta.
Milani është në vendin e 12-të, me 12 pikë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore