Telegrafi

Milani fiton ndaj Salernitanas, merr pozitën e parë përkohësisht

Milani ka marr një fitore të pritur ndaj Salerniranas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 16-të të Serie A.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë takimin duke shënuar që në start.

Zhvillohej minuta e 5-të e takimit, kur Frenck Kessie me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Milani vazhdoi me sulme dhe goli i dytë erdhi në minutën e 18-të, kur Brahim Diaz asistoi te Alexis Saelemaekers që shënoi për 2-0.

Liderët e ri të Serie A kishin edhe dy raste të tjera në këtë pjesë lojë, por gola nuk kishte më.

Edhe pjesa e dytë foli për Milanin që kishte disa raste shënimi.

Junior Messias, Brahim Diaz dhe Sandro Tonali rrezikuan, por asnjëri nuk arriti ta qojë topin në rrjetë.

Me këtë fitore Milani shkon në pozitën e parë me 38 pikë, ndërsa Salernitana mbetet në fund me 8 pikë. /Telegrafi/