Telegrafi

Milani fiton minimalisht në shtëpi ndaj Veronas

Milani ka triumfuar minimalisht 1-0 ndaj Hellas Veronas në kuadër të javës së pestë në Serie A.

Pas vetëm tetë minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me anë të Rafael Leao, që u asistua prej Olivier Giroud.

Michael Folorunsho (21’) rrezikoi për Veronën, por që Marco Sportiello bëri një pritje fantastike.

Me kaq edhe përfunduan 45 minutat e parë, derisa pjesa e dytë ishte më e zymtë për nga rastet për gol.

Milani pati një dominim të lehtë në 45 minutat e dytë ndaj Veronas, mirëpo që tek porta nuk ishin konkret për të thelluar epërsinë e tyre.

Pas javës së pestë, Milani gjendet në vendin e dytë me 12 pikë, aq sa ka edhe lideri Interi, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa në xhiron e gjashtë Rossonerët përballen me Cagliarin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore