Milani ka triumfuar përballë Veronas në kuadër të javës së 25-të në Serie A me rezultat 1-0.
Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që Rossonerët tentonin të kalonin në epërsi.
Në minutën e 33-të, Milani tundi rrjetën e Veronas, por që golin e Santiago Tomas Gimenez gjyqtari anësor e anuloi për pozicion jashtë loje.
Milani vazhdoi me dominim të ndeshjes, ndërsa Joao Felix (66’) kërkoi penallti, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Gimenez ishte heroi i Rossonerëve, pasi në minutën e 75-të shënoi golin e fitores, me një asistim të Rafael Leaos.
Pas javës së 25-të, Milani gjendet në vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të do të takohen me Torinon. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore