Site icon Telegrafi

Milani fiton me dy lojtarë më pak (Video)

Milani është këndellur në ndeshje me Bolognan duke fituar si mysafir 1-0.

Skuadra e Vicenzo Montellas, tregoi zemër në fundin e ndeshjes duke shënuar në minutat e fundit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por edhe pa raste të mira.

Në anën tjetër Milani mbeti me 10 lojtarë kur Paletta u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Kuqezinjtë në minutën e 60-të, mbetën me nëntë lojtarë, pasi nga loja doli edhe Kucka.

Kur pritej goli i Bolognës për ta fituar ndeshjen, ndodhi e kundërta, pasi Milani shënoi.

Ishte Gerard Deulofeu që asistoi për Mario Pasalicin i cili shënoi në portën e zbrazët.

Kjo fitore e mban Milanin në pozitën e shtatë me 40 pikë, tetë më pak se Napolin që mban pozitën e tretë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=oqDcYWLYWHo&feature=youtu.be&a

Exit mobile version