Telegrafi

Milani fiton derbin ndaj Napolit – garë e ashpër për kreun e tabelës

Foto: AC Milan/Twitter

Milani e ka fituar derbin ndaj Napolit me rezultat 1-0 në takimin që u luajt në javën e 28-të në Serie A.

Vendisit e filluan më mirë takimin në “Stadio Diego Armando Maradona”, por Rossonerët u këndellën shpejt.

Dy skuadrat tentuan në disa raste të dilnin përpara dhe të krijonin raste serioze, mirëpo nuk ia dilnin të konkretizonin pasime siç duhet.

Në 45 minuta e dytë, Milani ishte më kërkues dhe këtë e dëshmoi goli i realizuar në minutën e 49-të nga Olivier Giroud, që shënoi falë një devijimi që i bëri topit të goditur prej Davide Calabria.

Një tjetër mundësi për mysafirët erdhi edhe në minutën e 55-të, por Ismael Bennacer nuk ia doli të mposhte David Ospinan.

Napoli nuk ia doli të tregonte shumë në këtë lojë, madje nuk arriti as të krijonte ndonjë rast serioz.

Pas javës së 28-të, Milani është rikthyer në vendin e parë me 60 pikë, ndërsa Napoli është në të tretin me 57 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore