Telegrafi

Milani fiton betejën në CAS, do të luaj në Ligën e Evropës

(Getty Images)

Gjiganti italian Milan ka marr një lajm të mirë nga CAS i Lausannes.

Kuqezinjtë kanë fituar betejën me shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA.

Milanit iu është lejuar të luaj në ndeshjet e Ligës së Evropës për edicionin e ardhshëm.

(Getty Images)

UEFA kishte vendosur ta përjashtojë Milanin nga garat evropiane, pasi thanë se nuk ishin respektuar rregullat e Fair Play Financiar.

Rossonerët apeluan vendimin në CAS dhe rifituan të drejtën për të luajtur në Ligën e Evropës.

CAS ka vendosur që Milani të rikthehet sërish në UEFA, por do të marrë një dënim me para.

Nga ky lajm i CAS, të dëshpëruar kanë mbetur në Firence, pasi Fiorentina do të mbetet jashtë Ligës së Evropës. /Telegrafi/