Telegrafi

Milani fikson çmimin e Baccas

Carlos Bacca (Getty Images)

Milani thuhet se ka vendosur një çmim prej 15 milionë euro për sulmuesin e tyre kolumbian, Carlos Bacca.

31-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar në huazim në La Liga te Villarreali, dhe pavarësisht që u kthye në klubin e tij, ai nuk dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për një vend titullari te Rossonerët.

Ai mendohet se do të preferonte idenë e kthimit te Nëndetësja e Verdhë, ku ai shënoi 18 gola në të gjitha garat në sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Villareal nuk dëshiron t'ia paguajë 15 milionë euro Milanit për Baccan

Por mediumi italian Gazzetta dello Sport raporton se asnjë ofertë e pranueshme nuk ka ardhur akoma për Baccan.

Bacca duke festuar një gol me fanellën e Milanit (Getty Images)

E përditshmja italiane pretendon se klubi kuqezi e vlerëson atë rreth 15 milionë euro dhe nuk do të konsiderojë asnjë ofertë nën shifrën e 12 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Tani është zyrtare: Bonucci rikthehet te Juventusi, Higuain e Caldara i bashkohen Milanit

Klubi nga San Siro duhet të rifitojë disa nga shpenzimet e tyre, pas nënshkrimit të dyfishtë të Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara nga Juventus.

Bacca, i cili është i etur për një rikthim në Spanjë, duket të jetë një nga emrat e parë të vendosur për tu larguar nga skuadra. /Telegrafi/