Telegrafi

Milani fanella të dedikuara Chapecoenses (Foto)

Milani është solidarizuar me skuadrën braziliane Chapecoense.

Chapecoense ditën e martë përjetuan një aksident të rëndë ku humbën jetën pothuajse e gjithë skuadra.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për tragjedinëe Chapecoenses i gjeni këtu

Skuadra e Milanit për ndeshjen me Crotonen, do të veshë fanella të veçanta me llogon e klubit Chapecoense.

Kështu do të duken fanellat e Milanit në ndeshje ndaj Crotones

Pas fanellës do të jetët mbishkrimi ‘Força Chape’.

 

Milani me mbishkrimin ‘Força Chape’

 

Këto fanella do të dalin në shitje dhe parat e mbledhura do të shkojnë për skuadrën braziliane.

Milani është një ndër ekipet më të mëdha në botë dhe shpeshherë ka ditur të bëjë këso gjeste të mëdha. /Telegrafi/