Milani është solidarizuar me skuadrën braziliane Chapecoense.
Chapecoense ditën e martë përjetuan një aksident të rëndë ku humbën jetën pothuajse e gjithë skuadra.
Skuadra e Milanit për ndeshjen me Crotonen, do të veshë fanella të veçanta me llogon e klubit Chapecoense.
Pas fanellës do të jetët mbishkrimi ‘Força Chape’.
Këto fanella do të dalin në shitje dhe parat e mbledhura do të shkojnë për skuadrën braziliane.
Milani është një ndër ekipet më të mëdha në botë dhe shpeshherë ka ditur të bëjë këso gjeste të mëdha. /Telegrafi/