Skuadra e Milanit do të bartë fanella të veçanta në nderë të klubit brazilian Chapecoense.
Klubi brazilian e pa skuadrën e parë të shuar në një tragjedi ajrore që ndodhi në Medellin të Kolumbisë, shkruan Telegrafi.
Tash, Milani ka vendosur që të realizojë dhe të vë në përdorim fanella speciale për ndeshjen ndaj Crotones në nderim të viktimave.
Në krah gjendet logo e klubit brazilian, teksa në fund të fanellës nën numër shkruan “Força Chape”, motoja përkrahëse për klubin fatkeq.
Ndeshja fillon nga ora 12:30 në San Siro. /Telegrafi/