Telegrafi

Milani i falet Tonalit – vazhdon ëndrrën për Scudetto në fitoren e mundimshme ndaj Lazios

Milani ka triumfuar në frymën e fundit në derbin e zhvilluar me Lazion në kuadër të javës së 34-të në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 2-1.

Pas vetëm katër minutash lojë, Ciro Immobile kaloi lacianët në epërsi, duke bërë takim edhe më të zjarrtë.

Por, vendasit e humbën përqendrimin dhe Milani përfitoi nga gabimi i tyre, mirëpo në 45 minutat e dytë.

Ishte minuta e 50-të e takimit, kur Rafael Leao e gjeti për mrekulli Olivier Giroudin, që realizoi për 1-1.

Junior Messias (60’), u tregua paksa vetjak, pasi mund të pasonte te bashkëlojtarët, mirëpo vendosi të gjuante vetë, dhe goditja e tij përfundoi jashtë.

Deri në fund, dy skuadrat tentuan që të merrnin tre pikë, por ja që mysafirët ishin më kërkues.

Sandro Tonali në minutën e 90+3-të pranoi një asistim nga Zlatan Ibraimovic, e kështu ia doli edhe të tunde rrjetën e Thomas Strakoshës, për rezultatin final 2-1

Pas javës së 34-të, Milani ka bërë një hap tjetër të madh në luftë për titull, pasi është rikthyer në vendin e parëë me 74 pikë, dy më shumë se Interi (që ka një ndeshje më pak), ndërsa Lazio është në të gjashtin me 56 sosh.

Në xhiron e 35-të, Rossoenërt do të kenë punë me Fiorentinën, një kundërshtar aspak i lehtë në letër. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore