Site icon Telegrafi

Milani është i treti (Video)

Milani ka regjistruar fitore prej 3-1 kundër Chievos në ndeshjen e javës së tetë në Serie A që u zhvillua në Stadio Marc’Antonio Bentegodi.

Skuadra nikoqire luajti mirë në pjesën e parë dhe krijoi disa gjysmëraste, mirëpo u ndëshkua në fund të fraksionit të parë nga Rossonerët.

Kucka ishte i pari që shënoi.

Juraj Kucka e realizoi golin e vetëm në 45 minutat e para me një goditje nga largësia (45’+1).

Me të filluar gjysma e dytë, skuadra mysafire e dyfishoi epërsinë (46’). M’Baye Niang realizoi pas asistimit nga Bonaventura.

Niang e shënoi golin e sigurisë.

Pas disa tentativave për të shënuar, nikoqirët e gjetën rrjetën. Valter Birsa dërgoi një goditje të pandalshme nga gjuajtja e lirë (76’).

Mirëpo, inkuadrimi i Carlos Baccas u shoqërua edhe me golin e tretë, të cilin e shënoi mbrojtësi vendas, Dario Dainelli (90’+4).

Me këtë fitore, Milani pozicionohet në vend të tretë në tabelë me pikë të barabarta me Romën që është një pozitë më lart. Juventusi është pesë pikë larg. /Telegrafi/

https://twitter.com/MilanClubScot/status/787743196063363072

https://www.youtube.com/watch?v=8xMC67p295Y

Exit mobile version