Milani tashmë është penduar për blerjen e mbrojtësit italian, Leonardo Bonuccit dhe nëse do ktheheshin në kohë do dëshironit që ato para t’i shpenzonin për një sulmues të madh, pohon Pierpaolo Marino.
Ish-drejtori sportiv i skuadrave italiane, Napolit dhe Udineses, Marino nuk ka qenë i impresionuar nga nënshkrimi 43 milionësh i Rossonerëve për mbrojtësin e Juventusit.
Kjo pasi sipas Marinos, skuadra nga San Siro tashmë është penduar për blerjen e tij dhe nëse do ktheheshin në kohë do preferonin blerjen e një sulmuesi të madh.
“Unë mendoj se Milani tashmë është penduar shumë për blerjen e Bonuccit”, ka thënë fillimisht Marino për Rai Sport.
“Vincenzo Montella nuk donte të kalonte në një mbrojtje me tre, por ai u detyrua të ndryshojë planet e tij me ardhjen e Bonuccit, por kjo nuk është e mjaftueshme”.
“Mendoj se nëse Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone mund të ktheheshin në kohë, ata do të shpenzonin paratë e blerjes së Bonuccit në një sulmues më të mirë”, përfundoi drejtori sportiv italian.
Mbrojtësit të kombëtares së Italisë iu dha shiriti i kapitenit në debutimin e tij me kuqezinjve, por ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në këtë fillim sezon, duke u fajësuar për disa humbje të Milanit. /Telegrafi/