Site icon Telegrafi

Milani është pa gjashtë lojtarë kundër Fiorentinës

(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani do të jetë pa gjashtë lojtarë në udhëtimin e nesërm te Fiorentina në kuadër të Serie A, ndërsa Zlatan Ibrahimovic mund të fillojë nga minuta e parë.

Kriza e dëmtimeve te Milani është e madhe, duke ia shtuar kësaj edhe eliminimin nga Manchester United në Ligën e Evropës, situata nuk duket e mirë të kuqezinjtë.

Ante Rebic, Rafael Leao, Alessio Romagnoli, Davide Calabria, Mario Mandzukic dhe Daniel Maldini të gjithë do ta humbin ndeshjen e fundjavës.

Trajneri Stefano Pioli ka thënë në konferencën e tij për shtyp se Ibrahimovic nuk mund të luajë 90 minuta, por nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç tij dhe ai do të startojë.

Kundër Manchester United, Milani përdori Samu Castillejon si një numër 9, por kishte asnjë ndikim. Jens Petter Hauge është në dispozicion në anën tjetër.


Skuadra e Milanit për ndeshjen me Fiorentinën: A Donnarumma, G Donnarumma, Tatarusanu; Dalot, Gabbia, Hernandez, Kalulu, Kjaer, Stanga, Tomori; Bennacer, Calhanoglu, Castillejo, Daaz, Hauge, Kessie, Krunic, Meite, Saelemaekers, Tonali; Ibrahimovic, Tonin.


/Telegrafi/ 

Exit mobile version