Telegrafi

Milani është lider pas fitores ndaj Torinos

(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani ka arkëtuar pikë të plota në përballjen ndaj Torinos në San Siro (1-0) për t’u shkëputur në krye të tabelës.

Rossonerët u mjaftuan me një gol të shënuar në pjesën e parë, për ta marrë primatin në Serie A.

Pas një harkimi nga këndi, Rade Krunic e dërgoi topin deri të Olivier Giroud, i cili e futi në rrjetë (14’).

(Foto: Twitter/AC Milan)

Mysafirët bënë përpjekje deri në minutën e fundit për t’i barazuar shifrat, mirëpo nikoqirët e mbrojtën rezultatin.

Duke iu falënderuar kësaj fitoreje, Milani është lider i vetëm i Serie A me 28 pikë, tri më shumë se Napoli që të mërkurën luan kundër Bolognas.

Për Cagliarin, kjo ishte humbja e pestë sezonale dhe qëndron në fund të tabelës me vetëm gjashtë pikë të arkëtuara. /Telegrafi/