Grupi Elliott thuhet se i ka dhënë Milanit dritën jeshile për të përputhur kërkesat e finaciare të Franck Kessie dhe për të rinovuar kontratën e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.
Sipas mediumit Corriere della Sera, Milani i ka ofruar Kessiet 5.5 milionë euro në vit për të nënshkruar një marrëveshje të re në San Siro, por ish-mesfushori i Atalantas kërkon gjashtë milionë euro për të rinovuar.
Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu u larguan të dy si transferime falas pasi skaduan kontratat e tyre dhe Milan po përpiqet të shmangë një situatë të ngjashme për 24-vjeçarin.
Drejtuesit e klubit nga Via Aldo Rossi po përpiqen të bëjnë gjithçka që duhet për të bindur Kessien të qëndrojë, pasi kontrata e tij skadon në qershor të 2022.
Raporti pretendon se fondi i Grupit Elliott ka dhënë miratimin për përparimin e negocimit të kushteve dhe për t’iu afruar sa më shumë shumës së kërkuar.
Bregu i Fildishtë dhe Kessie, do të luajnë në Lojërat Olimpike në javët e ardhshme, por menaxherët e Rossonerëve do të takohen me George Atangana, i cili përfaqëson lojtarin.
Gazeta zbulon se Rossonerët synojnë të mbyllin një marrëveshje me lojtarin që arriti në Milano në korrik të vitit 2017. /Telegrafi/