Klubi italian, Milani është afër të blindojë mbrojtësin Theo Hernandez me kontratë të re afatgjatë.
Marrëveshja aktuale e 24-vjeçarit skadon në verën e vitin 2024 dhe deri më tani ka pasur diskutime të shumta rreth rinovimit.
Megjithatë, kuqezinjtë vetëm tani thuhet se kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij edhe për dy vite të tjera.
Sipas gazetarit italian Rudy Galetti, Milani është afër finalizimit të një rinovimi të kontratës me Theo Hernandez.
Hernandez thuhet se do të shohë gjithashtu që paga e tij vjetore të rritet në 5 milionë euro.
Francezi ka qenë i lidhur fortë me një transferim të mundshëm te Manchester City dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/