Telegrafi

Milani edhe më një lojtar më pak merr fitore ndaj Sampdorias

Milani ka shënuar fitore ndaj Sampdorias si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së gjashtë në Seria A.

Kampioni aktual e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në rastin e parë.

Zhvillohej minuta e gjashtë kur Rafael Leao asistoi te Junior Messias që shënoi për 1-0.

Milani shënoi edhe një herë në pjesën e parë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Me të filluar pjesa e dytë kuqezinjtë mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Leao mori katonin e dytë të verdhë.

Filip Djuricic barazoi shifrat në minutën e 57-të pas një asistimi nga Tommaso Augello (1-1).

Milani fitoi penallti në minutën e 67-të, pasi Gonzalo Villar luajti me dorë në zonë.

Giroud arriti ta mposht Emil Auderon nga pika e bardhë për 2-1.

Sampdoria kishte disa raste për të barazuar me Manolo Gabbiadinin, por nuk ia arriri qëllimin.

Milani ka 14 pikë deri më tani pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa Samp është ende pa fitore me dy pikë në fund. /Telegrafi/