Site icon Telegrafi

Milani e pëlqen Bajramin, Pioli dhe drejtuesit do ta shohin nga afër në “San Siro” këtë fundjavë

AC Milan e pëlqen tej mase Nedim Bajramin dhe kuqezinjtë do të kenë rastin ta shohin nga afër lojtarin e Empolit të nesërmen në “San Siro”.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Bajrami në sezonin e tij të parë në Serie A, ka shkëlqyer duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 3 asistime në 26 paraqitjet e tij në kampionat, duke bërë që të përfundojë në listën e blerjeve të disa klubeve ë njohura, përfshirë edhe Milanin.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një lojtari që mund të ofrojë kreativitet, duke lidhur mesfushën me krahët dhe qendërsulmuesin, por edhe një lojtar që ofron kërcënim para porte.

Samu Castillejo do të largohet, ndërsa Brahim Diaz ka nevojë për ndihmë.

Bajrami fitoi promovimin në Serie A sezonin e kaluar dhe ishte një katalizator i madh në promovimin e Empolit, duke dhënë 8 asistime dhe duke shënuar 7 gola në 39 ndeshje në ligë dhe kupë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nedim Bajrami

Këtë vit ai ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 5 asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar kundër Romës, Lazios dhe Milanit.

23-vjeçari është në top 10-shen e dribluesve në Serinë A: Leao është në krye me 67 driblime, ndërsa Bajrami është i dhjeti me 38, duke lënë pas emra si Ruslan Malinovskyi, Paulo Dybala dhe Brahim Diaz.

Bajrami ka kontratë deri në vitin 2024 me Empolin dhe klubi i tij e vlerëson diku rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=aRTDZhOWfEE&ab_channel=APFootball

Exit mobile version