Site icon Telegrafi

Milani e nis sezonin e ri përballë Bolognës, formacionet zyrtare

Milani do ta nis edicionin e ri në shtëpi, teksa ndeshjen e parë do ta luaj përballë Bolognës.

Kuqezinjtë synojnë ta nisin mbarë edicionin e ri, ku nuk do ta kenë aspak lehtë ndaj një kundërshtari të papërshtatshëm siç është Bologna.

Kjo ndeshje do të luhet me numër të limituar të tifozëve, që do të jetë një ndihmesë për skuadrën e Stefano Piolit.

Edicionin e kaluar, Milan kishte marrë gjashtë pikë në dy përballje me bolonezët, ku kishin triumfuar 2-3 në udhëtim dhe 5-1 në San Siro.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë të tyre të parë në edicionin 2020/2021.

Mungesa më e madhe te vendasit është ajo e kapitenit Alessio Romagnoli.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma, Calabria, Kjaer, Gabbia, Teo, Kessie, Bennacer, Castillejo, Calhanoglu, Rebic, Ibrahimovic.

Bologna: Skorupski, De Silvestri, Tomiyasu, Danilo, Dijks, Schouten, Dominguez, Soriano, Barrow, Orsolini, Palacio. /Telegrafi/

Exit mobile version