Milani ka arritur krejt në fund të marrë një barazim të vlefshëm 1-1 në udhëtim te Udinese në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Ekipi i Stefano Piolit nuk ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi është ndalur me barazim në udhëtim te Udinese në ‘Dacia Arena’.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më konkrete të vendasve, edhe pse Milani e qarkullonte topin dhe mundohej të krijonte.
Megjithatë, goli i vetëm në pjesën e parë erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes me anë të sulmuesit Beto, i cili shënoi për epërsinë e Udineses 1-0.
Në fakt, Milani e gjeti golin e barazimit në minutën e 42-të me anë të Theo Hernandez, por ky gol u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Behind at the break, time to dig deep Rossoneri 🔥
Sotto all'intervallo: serve un cambio di passo nella ripresa 🔥#UdineseMilan #SempreMilan @Acqua_Lete pic.twitter.com/vFh9tgygML
— AC Milan (@acmilan) December 11, 2021
Në pjesën e dytë, Milani ishte skuadër më e mirë, por jo edhe aq konkrete, ndërsa edhe vendasit ishin të rrezikshëm me kundërsulme.
Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve, shifrat mbeten të pandryshuara deri në minutat shtesë kur në skenë doli veterani Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi një gol të bukur për rezultati përfundimtar 1-1.
Injury time Ibra to avoid defeat 🔴⚫
Il gol di Ibra vale il pareggio alla Dacia Arena 🔴⚫#UdineseMilan #SempreMilan@Acqua_Lete pic.twitter.com/h97IjDQki8
— AC Milan (@acmilan) December 11, 2021
Pas këtij barazimi, Udinese e sheh veten në pozitën e 15-të më nëntë pikë, ndërsa Milani mbetet në vendin e parë me 39 pikë, por Interi dhe Napoli mund ta kalojnë nesër (e diel) pasi kanë ndeshje për të zhvilluar.
Në ndeshjen e ardhshme, Milani luan në shtëpi ndaj Napolit, ndërsa Udinese udhëton te Cagliari. /Telegrafi/
https://twitter.com/SeanGillen9/status/1469761075512070148
Zlatan Ibrahimovic goal ⚽
The Swede with yet another acrobatic goal to equalize for the Rossoneri against Udinese 💪
Udinese 1-1 AC Milanhttps://t.co/9MB7MKvDtL
— Birdie (@birdiefootball) December 11, 2021