Site icon Telegrafi

Milani e mbyll sezonin me humbje ndaj Cagliarit (Video)

Milani  ka humbur nga Cagliari  me rezultat 2-1 në ndeshjen e fundit të sezonit 2016/17 në Serie A.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 17 me anë të Joao Pedros, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Marco Boriellos.

Momenti i golit nga Joao Pedro

Në vazhdim të kësaj pjese Milani u mundua të barazoj rezultatin, por nuk arriti të gjej golin dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

Megjithatë, pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Rossonerët, të cilët patën mundësi ideale të barazojnë rezultatin në minutën e 63, por Carlos Bacca u tregua i pasaktë nga penalltia.

Portieri i Cagliarit ia priti penalltinë Baccas!

Por, goli i barazimit nuk vonoi dhe erdhi pikërisht nga një penallti tjetër në minutën e 72, të cilën e konvertoi në gol Gianluca Lapadula, që barazoi rezultat në 1-1.

Festa e Lapadulas

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste nga të dy skuadrat për të shënuar golin e fitores, por ishin vendasit që shënuan në minutat shtesë me anë të Fabio Pisacane, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-1, teksa Milani e përfundoi ndeshjen me 10 futbollistë pasi Gabriel Paletta e mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 75. /Telegrafi/

Exit mobile version