Milani raportohet se është afër marrëveshjes me Walter Sabatini për drejtor sportiv.
Sipas Gazzetta dello Sport, Milani është takuar me Sabatinin në Londër, pasi pritet ta largojnë nga pozita e drejtorit sportiv Massimiliano Mirabellin.
62 vjeçari u nda me Interin para një muaji ku ishte i punësuar si drejtor teknik nga Suning Group.
Sipas gazetës edhe drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, është në këtë listë.
Milani kishte shprehur interesim për të edhe vetën e shkuar.
Në listë janë edhe Ariedo Braida i Barcelonës dhe Michael Emenalo i Monacos.
Milani assesi të kthehet në majën e futbollit evropian edhe pse ka bërë shumë investime, sidomos verën që shkoi. /Telegrafi/