Milani e ka filluar sezonin e ri në Serie A me humbje, pasi është mposhtur në udhëtim te Udinese me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë filloi me një lojë tejet të ashpër, duke bërë që gjyqtari i ndeshjes t’i ndëshkojë me kartonë të verdhë lojtarët si, Lucas Paqueta (22’), Hakan Calhanouglu (34’) Fabio Borini (44’) dhe Jajalo (45’+5).
Pjesa e dytë ishte e tëra për Udinesen që krijoi rastet të njëpasnjëshme, derisa Rossonerët ishin të fokusuar më shumë në mbrojtje.
Ishte minuta e 72-të kur vendasit kaluan në epërsi me anë të Rodrigo Becao, pas asistimit që pranoi nga Rodrigo de Paul.
Milani tentoi të rikthehej në lojë në minutat e fundit të ndeshjes, mirëpo Udinese nuk e uli asnjëherë tempon e lojës, për t’i marrë në fund tri pikë tejet të vlefshme.
Skuadra nga qytetit i Milanos dështoi ta fillonte sezonin me fitore, gjersa Napoli dhe Juventusi dje (e shtune) morën tri pikë të plota në përballjen ndaj Fiorentinës, respektivisht Parmës. /Telegrafi/