Telegrafi

Milani e dënon Kessien për sjelljet e këqija në ndeshjen me Interin

Frank Kessie. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Milani nuk e ka toleruar aspak reagimin e Franck Kessié tnë derbin kundër Interit, ku humbën 3-2.

Afrikani kishte shpërthyer pas zëvendësimit ndaj Lucas Biglias, shokut të tij të skuadrës.

Lexo po ashtu Kessie flet për zënkën me Biglian, e pranon se gaboi dhe kërkon falje

Ai është kthyer sot në qendrën stërvitore Milanello pas ndeshjeve të zhvilluara me kombëtaren e Bregut të Fildishtë.

Lautaro Martinez e Frank Kessie . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

22-vjeçari ka pasur një takim me Leonardon dhe Maldinin. Aty ku i është komunikuar dhe dënimi në vlerë 40 mijë euro gjobë.

Lojtari kishte kërkuar falje dhe u pendua për gjestin e bërë, por një reagim i tillë është i pafalshëm për Milanin.

Krzysztof Piatek e Franck Kessie . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Kessie ende nuk është takuar me trajnerin Gennaro Gattuson.

Sipas medieve italiane mesfushori nuk do të jetë pjesë e formacionit në ndeshjen me Sampdorian që zhvillohet të shtunën. /Telegrafi/