Milani nuk e ka toleruar aspak reagimin e Franck Kessié tnë derbin kundër Interit, ku humbën 3-2.
Afrikani kishte shpërthyer pas zëvendësimit ndaj Lucas Biglias, shokut të tij të skuadrës.
Ai është kthyer sot në qendrën stërvitore Milanello pas ndeshjeve të zhvilluara me kombëtaren e Bregut të Fildishtë.
22-vjeçari ka pasur një takim me Leonardon dhe Maldinin. Aty ku i është komunikuar dhe dënimi në vlerë 40 mijë euro gjobë.
Lojtari kishte kërkuar falje dhe u pendua për gjestin e bërë, por një reagim i tillë është i pafalshëm për Milanin.
Kessie ende nuk është takuar me trajnerin Gennaro Gattuson.
Sipas medieve italiane mesfushori nuk do të jetë pjesë e formacionit në ndeshjen me Sampdorian që zhvillohet të shtunën. /Telegrafi/