Telegrafi

Milani dyfishon epërsinë ndaj Rijekas (Video)

Milani ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshje ndaj Rijekas e vlefshme për grupet e Ligës së Evropës.

Është mbrojtësi Mateo Musacchio, i cili ka shënuar për epërsinë 2-0 të Milanit.

Goli i Musacchios erdhi në minutën e 53 të ndeshjes pas asistimit të Leonardo Bonuccit.

Vlen të ceket që goli i parë i ndeshjes u shënua nga Andre Silva. /Telegrafi/