Anësori turk, Hakan Calhanoglu, ka deklaruar se ekipi i tij i ri, Milani, duhet të luftojë vetëm për titull.
Milani ka shpenzuar deri tash 200 milionë euro në tregun e transferimeve dhe këto shpenzime nuk kanë të ndalur.
Blerja e Milanit nga konzorciumi i udhëhequr prej Younghong Lee ka bërë që Rossonerët të kthehen në një rrezik serioz për titull.
“Po, është një projekt i mirë. Ne kemi një ekip të ri. Neve na duhet kohë për lojtarët e rinj që të përshtaten shumë. Ndeshja e parë është më 27 gusht ndaj Craiovas në Europa League. Ishte test i mirë ndaj Dortmundit. Ne luajmë ndaj Bayernit së shpejti. Kështu që ne testohemi ndaj më të mirëve”.
“Ne duhet që të luftojmë për titull sepse këtë vit kemi ekip shumë të mirë. Tifozët janë shumë të mirë dhe janë prapa nesh. Kështu që ne shpresojmë se do të fitojmë për ta”, u shpreh 23 vjeçari. /Telegrafi/