Milan dhe Newcastle United kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja nisi më mirë për Milanin që krijoi disa raste të arta shënimi, por pa sukses.
Olivier Giroud, Tommaso Pobega dhe Samuel Chukwueze krijuan raste të mira shënimi, por që portieri mysafir Nick Pope priti goditjet e tyre.
Stunning 🖼️#ACMNEW #UCL #SempreMilan pic.twitter.com/jtg1kk60Oo
— AC Milan (@acmilan) September 19, 2023
Rafael Leao deportoi bukur në zonë, por që pasi kaloi katër futbollistë mysafirë u ngatërrua me topin duke mos arritur ta dërgonte në rrjetë.
Me dominimin total të Milanit përfunduan 45 minutat e para, por që Rossonerët pa arritur të shënojnë dhe pjesa e parë u mbyll baras 0-0.
Goalless after the first 45 🙅 #ACMNEW #UCL #SempreMilan pic.twitter.com/csVdusLlXF
— AC Milan (@acmilan) September 19, 2023
Pjesa e dytë nisi më mirë me mysafirët që krijuan dy raste me Murphy dhe Tonalin, por pa sukses për të shënuar.
Milani kërkoi golin edhe më vonë, por që goditja e Rafael Leaos nuk ishte e saktë në minutën e 75-të duke mbetur rezultati 0-0.
Krejt në minutën e 93-të, mysafirët krijuan rastin më të mirë me Longstaff, por që goditja e tij u prit për mrekulli nga portieri Spotiello.
A point at the San Siro in our opening #UCL group stage fixture. 👊 pic.twitter.com/SpNEQIx2eM
— Newcastle United FC (@NUFC) September 19, 2023
Deri në fund përkundër rasteve të mira nga të dyja skuadrat gola nuk pati dhe Milan e Newcastle United morën nga një pikë në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e radhës Milani e zhvillon në udhëtim te Borussia Dortmund, derisa Newcastle United pret në ST James Park kampionin francez Paris Saint Germain. /Telegrafi/