Telegrafi

Milani do të shpenzojë vetëm 30 milionë euro?

Nëse krahasojmë këtë shumë të konfirmuar nga Galliani me raportin e La Gazzeta dello Sport që shkroi se Interi ka 100 milionë euro për merkato, atëherë del se rivali i përgjakshëm i Milanit ka rreth 70 milionë euro më shumë për të shpenzuar.

Madje, kjo nuk është e tëra. Ato 30 milionë eurot e Milanit pritet të shpenzohen në akademi të klubit dhe në trajnerin e ri, që sipas buxhetit, pritet të jetë Massimiliano Allegri.

Këto shkurtesa buxhetore vijnë pak kohë pasi kompania e kryeministrit, Silvio Berlusconi, Fininvest, ka njoftuar për recesion brenda për brenda kompanisë. /Telegrafi/