Telegrafi

Milani do të bëjë orvatjen e fundit për Dzekon

Ekipi gjerman është duke kërkuar një zëvendësues të Dzekos, ndërsa aktualisht është në bisedime me Manchester Cityn për të biseduar për blerjen e bullgarit Valeri Bojinov.

Ndërkohë, pritet që zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, të udhëtojë në Gjermani të shtunën për ta bindur Wolfsburgun që të heqë dorë nga Dzeko.

Kështu deri në fillim të javës së ardhshme do të merret vesh nëse Milani do ta transferojë ose jo sulmuesin boshnjak.