Telegrafi

Milani do ofrojë 10 milionë euro për Pedro Leon

Siç njofton Sportmediaset, klauzola në kontratë e Pedro Leon prej 10 milionë eurosh nuk do të ishte problem për Rossonerët të cilët dëshirojnë ripërtëritjen e skuadrës.

Milani do të ketë konkurrent një numër skuadrash nga Premier Liga për mesfushorin kualitativ të Getafes, duke përfshirë Tottenhamin dhe Manchester Cityn.

Pedro Leon në 34 paraqitje këtë sezon ka shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/