Site icon Telegrafi

Milani me dhjetë lojtarë triumfon përballë Udineses

Milani ka marrë fitore të madhe përballë Udineses në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Rossonerët fituan 1-o, por që luajtën me një lojtar më pak për më shumë se një orë.

Pas vetëm 13 minutash lojë, Samuel Chukwueze shënoi golin e epërsisë me një asistim të Christian Pulisic.

Por, në minutën e 29-të, Tijani Reijnders u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje brutale, duke lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë në fushë.

Kingsley Ehizibue (45+1’) mendoi se i kishte barazuar shifrat në 1-1, por që VAR-i e anuloi golin e anëtarit të Udineses për pozicion jashtë loje.

Milani arriti të mbante këtë epërsi minimale, për të fituar tri pikë të mëdha.

Pas javës së tetë, Milani gjendet në vendin e tretë me 14 pikë, dy më pak se lideri Napoli, ndërsa në xhiron e nëntë takohen me Bolognan. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version