Milani dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serie A.
Rossonerët janë nikoqir të Biancocelestes në ndeshjen që pritet të zhvillohet në San Siro nga ora 15:00.
Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve dhe synon t’i kthehet fitores për tu rikthyer në top katërshe.
👋 L’arrivo dei biancocelesti a San Siro #MilanLazio | #AvantiLazio 🦅 pic.twitter.com/eXz8trVp4c
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) May 6, 2023
Në anën tjetër, ekipi i Maurizio Sarrit ka fituar pas dy humbjeve radhazi dhe dëshiron të vazhdoj me rezultate pozitive për të mos e rrezikuar një vend në katërshe.
Si Pioli, ashtu edhe Sarri kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Bennacer, Leao; Giroud
Lazio: Provedel; Marusic, Casale, Romagnoli, Hysaj; Milinkovic-Savic, Marcos Antonio, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni
/Telegrafi/