Telegrafi

Milani dhe Interi në kërkim të Godin

Siç shkruan Marca, mbrojtësi i Villarrealit shihet si alternativë shumë e mirë për klubet italiane që ta forcojnë vijën e tyre të mbrojtjes.

Në rastin e Interit, Godin do të përbënte një rifreskim të dyshes qendrore Samuel-Lucio, kurse nuk dihet nëse Milani është në gjendje t’i plotësojë kërkesat prej 10 milionë eurosh që ka Villareali për të. /Telegrafi/