Site icon Telegrafi

Milani dhe Genoa kanë arritur marrëveshje për Piatekun: Pesë vite kontratë dhe dy milionë euro pagë për sulmuesin

GENOA, ITALY - DECEMBER 09: Krzysztof Piatek of Genoa during the Serie A match between Genoa CFC and SPAL at Stadio Luigi Ferraris on December 9, 2018 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Milani ka arritur ta bëjë goditjen e madhe në afatin kalimtar të janarit, dukë nënshkruar me sulmuesin polak Krzysztof Piatek.

Sulmuesi që është kthyer në sensacion të Serie A, do të jetë një ndihmë e madhe për Milanin në gjashtë muajt e ardhshëm.

Milani do të paguajë 35 milionë euro për shërbimet e sulmuesit te Genoa, që po ashtu ka përfituar edhe disa bonuse.

Krzysztof Piatek . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Milani kishte ofruar lojtarë si Andrea Bertolacci e Alen Halilovic, por që Genoa nuk kishte pranuar, duke preferuar vetëm paratë.

Krzysztof Piatek ka marrëveshje me Milanin për pesë vite me pagë dy milionë euro në vit.

Genoa e mori lojtarin në verën e vitit 2018, ku deri tani ka shënuar 13 gola.

Krzysztof Piatek tani te Milani . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Milani luajti me Genoan të hënën, ku Piatek nuk luajti shkaku i suspendimit.

Piatek do të jetë zgjedhja e parë e sulmit te Milani pasi që Gonzalo Higuain tashmë ka arritur marrëveshje me Chelsean. /Telegrafi/  

Exit mobile version