Telegrafi

Milani dështon të marrë kreun

Mysafirët shënuan të parët me anë të Hugo Campagnaros (13’) pas një pasimi të bukur të Lavezzit.

Shifrat i barazoi Filippo Inzaghi (26’) pas një harkimi të Ronaldinhos dhe me rezultat 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Rossonerët nuk arritën të ndryshojnë asgjë dhe përfunduan takimin duke fituar vetëm një pikë.

Ky barazim e lë Milanin në pozitën e dytë në tabelë me një pikë më pak se lideri Inter dhe tre pikë më shumë se Roma që mban pozitën e tretë. /Telegrafi/