Milani ka humbur si mysafirë i Sassuolos me rezultat 2-0.
Ishte një lojë me raste nga të dy anët, por vendasit ishin skuadra konkrete para portës.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 27-të nga Alfred Duncan, i cili me një gol të bukur i dha epërsinë Sassuolos dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Ndërsa goli i sigurisë erdhi nga Nicola Sansone në minutën e 71-të.
Sassuolo nga minuta e 76-të ishte me një lojtarë me pak, por arriti të mbajë portën e paprekur deri në fund, edhe përkundër sulmeve të Rossonerëve.
Aktualisht Milani mbanë pozitën e gjashtë me 47 pikë, dy më pak se Interi një pozitë më lartë. Ndërsa Sassuolo vazhdon në pozitën e shtatë me 44 pikë. /Telegrafi/
U.S. Sassuolo 1:0 A.C. MilanMama mia çfarë rakete nga Alfred Duncan
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016
2-0: Goli i Sansones ndaj Milanit.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016