Milani ka arritur të mposhtë Sampdorian në fund të takimit në Luigi Ferraris. Sfida përfundoi me rezultat 1-0 për Rossonerët.
Rossonerët startuan me përbërjen më të mirë, teksa rastet më të mira i pati Sampdoria.
Në pjesën e dytë Milani u përpoq që të shënonte golin e fitores, megjithatë në fund shpëtoi mirë.
Muriel 10 minuta para fundit qëlloi shtyllën duke e bërë Milanin me fat, shkruan Telegrafi.
Vetëm pesë minuta para fundit të takimit ishte Bacca ai që pranoi një top të mirë nga Suso për të shënuar nga afërsia për 1-0.
Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Pas javës së katërt Milani ka vetëm gjashtë pikë në vendin e tetë, pa u zhvilluar ndeshjet e ekipeve tjera. /Telegrafi/
https://twitter.com/IFTV_Official/status/776881583127195648