Udinese dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Rossonerët janë mysafir të bardhezinjve në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Dacia Arena” me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Stefano Piolit vjen nga dy fitore radhazi në kampionat dhe synon të tretën për të mbajtur pozitën e parë në tabelë.
MATCHDAY 🙌
🆚 @acmilan
🏟 Dacia Arena
⏰ 20:45
🏆 @SerieA
📲 #UdineseMilanGuarda il match su @DAZN_IT 👉 https://t.co/lV2HMTpk8s@SkySport 👉 https://t.co/EUDr9DY0dN
Let's go, lads! 👊 #ForzaUdinese #AlèUdin #BirraMoretti pic.twitter.com/UDd4dGlbUr
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) December 11, 2021
Në anën tjetër, vendasit nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit, por synojnë të marrin rezultat pozitiv para tifozëve të vet.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.
Udinese: Silvestri; Perez, Becao, Nuytinck; Soppy, Arslan, Walace, Makengo, Molina; Deulofeu; Beto
Milan: Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Bakayoko, Bennacer; Saelemaekers, Brahim Diaz, Krunic; Ibrahimovic
/Telegrafi/