Telegrafi

Milani dëshiron vetëm fitore ndaj Cagliarit, formacionet zyrtare

Cagliari dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.

Rossonerët janë mysafir të klubit nga Sardenja në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Sardegna Arena’ me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Stefano Piolit është në formë të lartë në ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e radhës për të rritur epërsinë më ndjekësit në krye të tabelës.

Në anën tjetër, vendasit kanë dy humbje radhazi dhe duan që të kthehen sa më shpejt të rezultatet pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur që të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Cagliari: Cragno; Goldaniga, Lovato, Altare; Bellanova, Marin, Grassi, Lykogiannis, Dalbert; Joao Pedro; Pavoletti

Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud

/Telegrafi/