Site icon Telegrafi

Milani dëshiron trajner të ri, Maldini takohet me Marcelinon

Marcelino Garcia Toral (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Trajneri i shkarkuar nga Valencia, Marcelino Garcia Toral i njohur si Marcelino është në bisedime me klubin italian, Milanin.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Marcelino është rreshtuar si zëvendësuesi ideal i Stefano Piolit si trajner i Milanit në fund të këtij sezoni.

Marcelino u takua me drejtorin e Milanit, Paolo Maldini, dhjetë ditë më parë ku u arrit një marrëveshje.

Lexo po ashtu Marcelino: Valencia më shkarkoi pasi e fitova Kupën e Mbretit dhe ata nuk e donin triumfin në këtë garë

Ardhja e tij ka edhe miratimin e drejtorit të tjerë të Rossonerëve, Zvonimir Boban.

Vetëm javën e kaluar, Marcelino foli për të ardhmen e tij, ku tregoi se është gati për sfidën e re.

“Nuk isha i gatshëm të stërvitem menjëherë. Unë pres dhe dua një plan të mirë për sezonin e ri”.

“Ka shumë mundësi që unë të trenoj një skuadër jashtë Spanjës. Do të ishte një sfidë emocionuese”, ka thënë Marcelino. /Telegrafi/

Exit mobile version